Skip to content
+38349166006|info@avokaturaistrefi.com
facebook
Avokatura ISTREFI SH.P.K. – Law Firm Logo
  • Faqja Kryesore
  • Kush Jemi Ne
  • Shërbimet
  • Lajme dhe Publikime
  • Kontakti
  • Shqip
  • View Larger Image

Kërkojnë 38 mijë euro kompensim për aksidentin nga i cili vdiq familjari i tyre

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sot ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor lidhur me aksidentin që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2014 në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Në këtë aksident kishte mbetur i vdekur këmbësori Kadri Ujkani.

Sipas padisë, bashkëshortja e tashmë të ndjerit, Fetije Ujkani, së bashku me fëmijët Agron, Remzi, Armend dhe Azize Ujkani, kërkojnë nga kompania e sigurimeve “Illyria” kompensimin e dëmit për dhimbje shpirtërore dhe shpenzime tjera materiale në vlerë prej 38 mijë eurove.

Tutje në padi thuhet se aksidenti ishte shkaktuar nga ngasësi i automjetit, Ali Maxhuni, i cili qarkullonte në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, ku nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, kishte goditur këmbësorin Kadri Ujkani, i cili kishte qenë duke kaluar rrugën.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, Kadri Ujkani kishte vdekur po atë ditë.

Me aktgjykim të Gjykatës Themelore të Mitrovicë, dega në Vushtrri, Ali Maxhuni në tetor të vitit 2015 ishte dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “rrezikim i trafikut publik“.

Ndërsa sot në seancë avokati Zaim Istrefi dorëzoi kërkesën për precizimin e padisë përmes së cilës i propozoi Gjykatës që pas administrimit të provave dhe mbajtjes së seancës kryesore baza juridike në këtë rast të jetë 80% për të paditurën dhe 20% në emër të lëshimeve të tani të ndjerit.

Ai gjithashtu theksoi se kjo shkallë e përgjegjësisë është reale pasi që sipas tij lëshimet e të ndjerit ishin konstatuar edhe nga ekspertiza e komunikacionit.

Kjo bazë juridike e kërkesëpadisë u kundërshtua nga e autorizuara e palës se paditur Arjeta Krasniqi me arsyetimin se edhe këmbësori kishte kontribuar në shkaktimin e aksidentit duke kaluar rrugën në vendin i cili nuk ka qenë i destinuar për këmbësor. Ajo theksoi se pala e paditur pranon vetëm 70% të përgjegjësisë.

Krasniqi gjithashtu në seancë tha se pala e paditur pjesërisht e kontestonte lartësinë e kërkesëpadisë lidhur me dhimbjet shpirtërore në vlerë prej 7200 euro për person duke konsideruar se kjo vlerë është tejet e lartë dhe në kundërshtim me praktikat gjyqësore dhe rregulloren e Bankës Qendrore.

Kurse pas administrimit të provave, pasi nuk patën propozime të tjera, palët kanë dhënë fjalën përfundimtare.

Përfaqësuesi i palës paditëse, avokati Zaim Istrefi, kërkoi nga Gjykata që të aprovohet kërkesëpadia e precizuar të cilën e prezantoi para Gjykatës.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e palës së paditur, Arjeta Krasniqi, kërkoi nga Gjykata që kërkesëpadinë e palës paditëse ta aprovojë pjesërisht si të bazuar.

Gjithashtu, e paditura kundërshtoi kamatën vjetore në lartësi prej 8% duke pasur parasysh faktin se e paditura edhe në procedurë të rregullt i është përgjigjur kërkesës për kompensim dëmi.

Pas dhënies se fjalës përfundimtare, gjyqtari Naim Meholli njoftoi se shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje përfundoi në tërësi.

/IndeksOnline

By Avokatura SH.P.K.|2022-11-14T17:21:40+02:00November 14th, 2022|News and Publications|0 Comments

Share This Story, Choose Your Platform!

facebooktwitterlinkedinredditwhatsapptumblrpinterestvkEmail

Related Posts

  • Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti
    Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti
    Gallery

    Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti

    November 14th, 2022
  • Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore
    Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore
    Gallery

    Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore

    November 14th, 2022
  • Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës
    Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës
    Gallery

    Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës

    November 14th, 2022
  • Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion
    Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion
    Gallery

    Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion

    November 14th, 2022
  • “Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut
    “Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut
    Gallery

    “Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut

    November 14th, 2022

Recent Posts

  • Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti
  • Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore
  • Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës
  • Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion
  • “Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut

Popular Tags

lajme publikim

Categories

  • News and Publications

Archives

  • November 2022

Categories

  • News and Publications
Avokatura ISTREFI SH.P.K.
© Copyright 2020 -    |   Avokatura ISTREFI SH.P.K.    |   All Rights Reserved   |   
facebook