KUSH JEMI NE

Avokatura Istrefi është themeluar në vitin 1980 në Prishtinë, nga avokati Zaim Istrefi pas punës së tij dhjetëvjeçare si Gjyqtar në ish Gjykatën Komunale në Suharekë dhe Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Në fillim kemi punuar me konteste civile pronësore dhe kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet në komunikacion.

Gjatë viteve, ne u specializuam edhe në zgjidhjen e kontesteve të tjera civile dhe si rezultat biznesi ynë u rrit. Ne gjithmonë jemi përqëndruar në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë pasi që klientët e kënaqur vazhdonin të vinin dhe ata gjithashtu rekomanduan shërbimet tona tek të tjerët.

Nga viti 2000 e deri më tani kemi arritur t’i përfundojmë me sukses mbi 6000 (gjashtëmijë) konteste. E themi me krenari këtë numër dhe fjalën “sukses”, sepse në Republikën e Kosovës nevojiten gjenerata e gjenerata për të arritur këtë numër të lëndëve.

Falë angazhimit dhe punës sonë, mbi 99% të rasteve i kemi fituar me vendime Gjyqësore si dhe kemi realizuar kompenzim maksimal të dëmit.

Bashkë me ekipin tonë dinamik të avokatëve, këshilltarëve ligjor dhe konsulentëve në kuadër të ekspertizës akademike dhe përvojës profesionale, sot ofrojmë shërbime professionale në të gjitha fushat e së drejtës, si civile, komerciale, penale, administrative dhe përmbarimore.

MË SHUMË

SHËRBIMET

  • Shqyrtimi i lëndës dhe ofrimi i këshillave profesionale juridike
  • Përpilimi i padisë, parashtresës, mjeteve të rregullta juridike dhe mjeteve të jashtëzakonshme për çështjet civile, kormerciale, penale, administrative dhe përmbarimore.
  • Përfaqësimi dhe mbrojtja e personave fizik dhe juridik, shoqërive tregtare/bizneseve dhe entitete të tjera juridike në çështjet e civile, komerciale , penale, administrative dhe përmbarimore.
  • Përpilimi i kërkesës, aplikacionit,dokumenteve dhe kontratave në mes bizneseve dhe atyre që dëshirojnë të hapin një biznes në Kosovë.
  • Përpilimi i kontratave në mes personave fizik dhe juridik përfshirë kontrata të punës, kontrata për shërbime, kontrata të shitblerjes, kontratave të qirrasë, si dhe kontrata të tjera sipas kërkesës së klientëve.
  • Kryerja e shërbimeve për llogari të personave fizik ose juridik vendas ose ndërkombëtar, në bazë të të cilave gëzohen të drejtat dhe mbrohen liritë dhe interesat e tyre sipas Ligjit.
MË SHUMË

EKIPI YNË DHE BASHKËPUNËTORËT

Avokatura Istrefi është Shoqëri e Avokatëve sipas Ligjit për Avokatinë, që ofron shumëllojshmëri shërbimesh së bashku me avokatët e saj, juristët, konsulentët dhe personelin ndihmës.

EKIPI YNË

Zaim Istrefi, Themelues dhe avokat  me experience shumëvjeçare

Arbër Istrefi, Themelues dhe avokat

Jeton Idrizi, avokat partner

Adelinë Konushevci, avokate partnere

Bajram Dili, avokat partner

Sanije Lleshi, juriste

Fatos Mehmeti, jurist

Nart Blyta, jurist

Nita Bakalli-Istrefi, konsulente biznesi

KONSULTIME BIZNESI

Zyrja jonë e Avokaturës ofron gjithashtu shërbime konsultuese për kompanitë vendase dhe të huaja që dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri në Kosovë ose kërkojnë të bashkëpunojnë me bizneset ekzistuese të Kosovës.

KENI PYETJE PER NDONJË PROBLEM JURIDIK?

KONTAKTONI

SFIDË LIGJORE. NDIHMË PROFESIONALE DHE ZGJIDHJE TË VLEFSHME

STAFI, PJESA E PUNËS DHE PUBLIKIMET

STAFI

PJESA E PUNËS

PUBLIKIMET TONA

    Zaim Istrefi

column2-image1Shërbime Juridike

    Arbër Istrefi

column2-image1    Zgjidhje të kontesteve 

    Jeton Idrizi

column2-image1   Kompensimet e dëmeve

    Adelinë Konushevci

column2-image1   Konteste pronësore 

    Bajram Dili

column2-image1   Konteste në punë

     Sanije Lleshi

column2-image1   Procedurë Administrative

    Fatos Mehmeti

column2-image1   Procedurë Penale

    Nart Blyta

    Nita Bakalli-Istrefi

EKSPERTIZA

Falë ekspertizës dhe njohurive tona, deri më tani kemi arritur t’i përfundojmë me sukses mbi 6000 (gjashtëmijë) lëndë, dhe më shumë se 99% të këtyre rasteve i kemi fituar me vendime Gjyqësore duke realizuar kompenzim maksimal të dëmshpërblimit.

PARTNERITETET

Ne bashkëpunojmë me disa zyra të avokaturave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, duke ofruar ekspertizën tonë dhe shkëmbyer njohuritë në të gjitha fushat e ligjit. Poashtu, gjithmonë jemi të hapur edhe për partneritete të reja.

SAKTËSIA

  • Jemi të shpejt në kryerjen e shërbimeve;
  • Përcaktojmë prioritetet;
  • Ndërmarrim veprime të ligjshme;
  • Ecim me kohën.

AVOKATURA ISTREFI SH.P.K.

me ekipin e saj të avokatëve, juristëve dhe konsulentëve është e përgatitur profesionalisht për të ju ndihmuar në çështjet ligjore dhe për të ju ofruar ekspertizë në të gjitha fushat e së drejtës.

KONTAKTONI