Kërkojnë 38 mijë euro kompensim për aksidentin nga i cili vdiq familjari i tyre

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sot ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor lidhur me aksidentin që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2014 në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë. Në këtë aksident kishte mbetur i vdekur këmbësori Kadri Ujkani. Sipas padisë, bashkëshortja e tashmë të ndjerit, Fetije Ujkani, së bashku me fëmijët Agron, Remzi, Armend dhe Azize [...]

By |2022-11-14T16:38:08+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

Afër fundit gjykimi i ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës

Elona Sejdullahu - Kallxo.com Në gjykimin ndaj dhjetë ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në seancën e sotme është dhënë fjala përfundimtare. Kjo shënon seancën e fundit para se Gjykata Themelore në Prishtinë do të jap sërish vendimin e saj në këtë rast, pasi ishte kthyer në rivendosje [...]

By |2022-11-14T16:34:31+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

Ministri Aliu pas seancës: Aktakuza s’ka bazë, kam mbrojtur pronën publike

Ministri Aliu pas seancës: Aktakuza s’ka bazë, kam mbrojtur pronën publike Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se aktakuza ndaj tij nuk ka bazë ligjore pasi ka mbrojtur pronën publike. Aliu ka thënë se në atë zonë [...]

By |2022-11-14T16:30:55+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

Gjykimi ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve, të akuzuarit këmbëngulin në pafajësi

Elona Sejdullahu - Kallxo.com   Në Gjykatën e Prishtinës, ka vazhduar seanca e radhës ndaj Liburn Aliut, ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i akuzuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bashkë me Aliun, në këtë rast po akuzohen edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Mimoza Berisha-Prestreshi, Zejnulla Rexhepi dhe Bahtie Uka. Në [...]

By |2022-11-14T16:31:44+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

Refuzohet padia me të cilën paditësi ka kërkuar mbi 2 milionë euro nga Komuna e Prishtinës si dëmshpërblim për rrënimin e objektit

Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil i Gjykatës Themelore në Prishtinë,  e ka refuzuar si të pabazuar padinë e paditësit Ukshin Menxhiqi më të cilën ka kërkuar mbi 2 milioë euro si dëmshpërblim nga Komuna e Prishtinës. Fillimisht me padinë e ushtruar në vitin 2011, paditësi ka kërkuar kompensimin e dëmit në [...]

By |2022-11-14T16:24:42+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

“Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut

Pas më shumë se dy vjetëve nga futja në proces të likuidimit të kompanisë së sigurimeve “INSIG”, rreth 600 policëmbajtës ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje se kur do të kompensohen për dëmet nga aksidentet. Nga likuidatori dhe Banka Qendrore e Kosovës nuk kanë dhënë afat kohor se kur do të përfundojë procesi i [...]

By |2022-11-14T16:22:03+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion

Prishtinë – Në rigjykim, në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës Ismet Haliti, Vehbi Abdullahu, Skender Canolli dhe Mergim Shala, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion. Gjykata Supreme me 20 shtator të këtij viti, kishte aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve [...]

By |2022-11-14T16:19:14+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës

Prishtinë – Gjykatësja Donikë Dobruna ka aprovuar propozimi i përfaqësuesit të paditësve A.B dhe D.S, avokatit Arbër Istrefi që të ftohen ekspertët nga lëmia e ortopedisë-traumatologjisë dhe logopedisë për të dhënë sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga Kompania e Sigurimeve “Eurosig”, kompensim dëmi për lëndimet e shkaktuara nga aksidenti i 2016-ës. Po [...]

By |2022-11-14T16:19:56+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore

Përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, avokati Bajram Dini, ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk e konsideron veten të dëmtuar në gjykimin për keqpërdorim me lejet ndërtimore, pasi sipas tij leja ndërtimore ishte lëshuar pasi që ishte bërë ndërrimi i pronës publike në atë private. “Gëzim Ferizi kishte lëshuar leje ndërtimore, pasi ishte bërë [...]

By |2022-11-14T16:13:29+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments

Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti

ejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, u arrit pajtim gjyqësor në mes paditëses D.M dhe të paditurës Kompania e Sigurimeve “Elsig”, ku kjo e fundit detyrohet t’ia paguajë asaj shumën prej 15 mijë euro për kompensim dëmi nga aksidenti. Këtë marrëveshje, palët ndrërgjyqëse- i autorizuari i paditëses D.M, avokati Jeton Idrizi, si dhe përfaqësuesi [...]

By |2022-11-14T16:10:58+02:0014 Nëntor, 2022|Lajme dhe Publikime|0 Comments