Avokatura Istrefi është themeluar në vitin 1980, nga avokati Zaim Istrefi pas punës së tij dhjetëvjeçare si Gjyqtar në ish Gjykatën Komunale në Suharekë dhe Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Në fillim kemi punuar me konteste civile pronësore dhe kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet në komunikacion.

Gjatë viteve, ne u specializuam edhe në zgjidhjen e kontesteve të tjera civile dhe si rezultat biznesi ynë u rrit. Ne gjithmonë jemi përqëndruar në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë pasi që klientët e kënaqur vazhdonin të vinin dhe ata gjithashtu rekomanduan shërbimet tona tek të tjerët.

Nga viti 2000 e deri më tani kemi arritur t’i përfundojmë me sukses mbi 6000 (gjashtëmijë) konteste. E themi me krenari këtë numër dhe fjalën “sukses”, sepse në Republikën e Kosovës nevojiten gjenerata e gjenerata për të arritur këtë numër të lëndëve.

Falë angazhimit dhe punës sonë, mbi 99% të rasteve i kemi fituar me vendime Gjyqësore si dhe kemi realizuar kompenzim maksimal të dëmit.

Bashkë me ekipin tonë dinamik të avokatëve, këshilltarëve ligjor dhe konsulentëve në kuadër të ekspertizës akademike dhe përvojës profesionale, sot ofrojmë shërbime profesionale në të gjitha fushat e së drejtës si : civile, komerciale, penale, administrative dhe përmbarimore.

EKIPI YNË

Avokatura Istrefi është Shoqëri e Avokatëve sipas Ligjit për Avokatinë, që ofron shumëllojshmëri shërbimesh së bashku me avokatët e saj, juristët, konsulentët dhe personelin ndihmës.

ZAIM ISTREFI

AVOKAT, THEMELUES

ARBËR ISTREFI

AVOKAT, DREJTOR GJENERAL

JETON IDRIZI

AVOKAT

ADELINË KONUSHEVCI

AVOKAT

BAJRAM DILI

AVOKAT

SANIJE LLESHI

JURISTE

FATOS MEHMETI

JURIST

NART BLYTA

JURIST

NITA BAKALLI-ISTREFI

KONSULENTE BIZNESI

KONTAKTONI

PUBLIKIMET E FUNDIT

PARTNERËT DHE BASHKËPUNËTORËT