ejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, u arrit pajtim gjyqësor në mes paditëses D.M dhe të paditurës Kompania e Sigurimeve “Elsig”, ku kjo e fundit detyrohet t’ia paguajë asaj shumën prej 15 mijë euro për kompensim dëmi nga aksidenti.

Këtë marrëveshje, palët ndrërgjyqëse- i autorizuari i paditëses D.M, avokati Jeton Idrizi, si dhe përfaqësuesi i të paditurës “Elsig”, Veton Bublaku, e arritën pasi i propozuan gjykatës që kjo çështje të përfundojë me pajtim gjyqësor, raporton Betimi për Drejtësi.

Fillimisht, në seancën e së premtes, u dëgjuan edhe ekspertët e makinerisë Avdullah Hoxha, dhe ai i komunikacionit Bajram Latifi, ku i laboruan ekspertizat e punuara për aksidentin në fjalë.

Ekperti i komunikacionit Latfi deklaroi se shkaktar i aksidentit kishte qenë shoferi i automjetit A, i cili ka bërë veprimin e kthimit të mjetit në këtë aksident.

Tutje, shtoi se shoferi i automjetit B, kishte qenë duke lëvizur me shpejtësi 110km/h, në vendin ku kufizimi ishte 70 km/h, e që i njëjti ka ndikuar në rritjen e lartësisë së pasojave në aksident.

Kurse, eksperti i makinerisë Hoxha deklaroi se nga libiri i metodologjisë për llogaritjen e dëmit, amortizimi i automjetit në vitin e parë të hyrjes në treg për automjetet mbi 1600 kubik është 20%, kurse në ekspertizë e kishte cekur 5 %.

Pas dëgjimit të ekspertëve, palët ndërgjyqëse u pajtuan që këtë çështje dëshirojnë ta përmbyllin me marrëveshje dhe i propozuan gjykatës që ta miratojë këtë pajtim gjyqësor.

Pas kësaj, gjyqtarja e çështjes, Merita Baloku, e aprovoi propozimin e palëve ndrërgjyqëse, ku e detyroi të paditurën Kompania e Sigurimeve “Elsig”, që paditësës D.M, në emër të dëmit material të pësuar në automjetin “Mercedes Benz”, në aksidentin e 10 shkurtit 2020, t’ia paguajë shumën prej 15 mijë euro.

Gjithashtu, e paditura detyrohet t’i paguajë edhe shpenizimet tjera të procedurës si dhe ekspertizën e makinerisë, të gjitha këto në afat prej 30 ditësh nga dita e arritjes së pajtimit gjyqësor.

Ndryshe, paditësja D.M. më 13 maj 2020, kishte ushtruar padi kundër të paditurës Kompania e Sigurimeve “Elsig”, për kompensimin e dëmit dhe atë në vlerë prej 30 mijë euro.

Nga padia thuhet se më 10 shkurt 2020, rreth orës 13:10, në rrugën magjistrale Pejë-Deçan, gjegjësisht në fshatin Lubeniq, ishte shkaktuar fatkeqësia e komunikacionit në të cilin dëm të tërësishëm material në automjetin e saj të udhëtarëve pësoi paditësja D.M.

Fatkeqësia thuhet se ishte shkaktuar kur ngasësja e automjetit të udhëtarëve “VW Touareg”, e cila qarkullonte në rrugën magjistrale, pa u siguruar ndërmerr veprim të pasigurt kthimi në të majtë pa dhënë shenjë, me ç’rast sapo kthehet në të majtë goditet me pjesën e përparme tek automjeti i paditësës, ku më pas e humbet kontrollin dhe përfundon në aksident. /BetimipërDrejtësi