Skip to content
+38349166006|info@avokaturaistrefi.com
facebook
Avokatura ISTREFI SH.P.K. – Law Firm Logo
  • Faqja Kryesore
  • Kush Jemi Ne
  • Shërbimet
  • Lajme dhe Publikime
  • Kontakti
  • Shqip
  • View Larger Image

Ministri Aliu pas seancës: Aktakuza s’ka bazë, kam mbrojtur pronën publike

Ministri Aliu pas seancës: Aktakuza s’ka bazë, kam mbrojtur pronën publike

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se aktakuza ndaj tij nuk ka bazë ligjore pasi ka mbrojtur pronën publike.Aliu ka thënë se në atë zonë ishte paraparë ndërtimi i një shkolle dhe po të lëshonte leje për ndërtimin e ndonjë objekti individual atëherë do të kishte bazë për aktakuzë.“Ajo çfarë kemi bërë ne, unë si drejtor atëherë në Drejtorinë e Urbanizmit, kam bërë veprim të drejtë, kam mbrojtur interesin publik. Këtë rast në Prishtinën e Re, zona perëndim, të ketë shkollë, siç parasheh plani. U prezantuan gjitha provat, ku që të jepet një leje duhet bazuar në plan. Ne jemi bazuar në plan. Plani është aprovuar nga Kuvendi Komunal, është vërtetuar ligjërisht nga organet siç e parasheh ligji. Janë të vërtetuara ligjërisht, nuk ka mundësi tjetër që Drejtoria e Urbanizmit të jep leje ndryshe. Kemi zbatuar ligjin. Dhe pretendimet e Prokurorisë në këtë rast, se është dashur të japim leje, në këtë rast po të vepronim ndryshe, atëherë do të kishte bazë për aktakuzë. Aktakuza nuk ka bazë, kemi zbatuar ligjin, kemi mbrojtur interesin publik e pronën publike”, tha Aliu.

Ndërsa Avokati i Aliut, Fatlum Podvorica tha se aktakuza është ngrit pas dy vjetësh, derisa tha se ka bazë ligjore për hedhjen e saj.

“Në rastin konkret kallëzimi penal është ngritur nga Dan Imeri, që i bie se aktakuza është ngrit pas dy vite e dy muaj dhe në rastin konkret ka bazë ligjore për hudhje të aktakuzës si të paafatshme”.

Avokati i Aliut pretendon se aktakuza është ngritur pas afatit ligjor

Avokati i Aliut, Fatlum Podvorica, i ka dorëzuar kopjet e aktgjykimeve për masë të përkohshme për ngastrën në fjalë.Sipas tij në shkrimore del që masa e përkohshme tashmë është larguar, por ende nuk është vendosur për kontestin.Ai po ashtu ka pretenduar se është ngritur aktakuza pas afatit ligjor.

Podvorica thotë se aktakuza është ngritur dy vjet e tre muaj pasi Dan Imeri ka ushtruar kallëzim penal për Aliun dhe të tjeret ndërsa ligjërisht, Prokuroria ka kohë dy vjet për ngritjen e aktakuzës. Ai ka kërkuar që aktakuza të hidhet si e pasafatshme.

I akuzuari Liburn Aliu ka filluar t’i sqarojë procedurat e miratimit të planit urban por që gjyqtari e ka ndërprerë me arsyetimin që ‘nuk je kompetent për këtë gjë’.

Ai ka thënë se refuzimi i kërkesës është sepse Dan Imeri ka kërkuar ndërtim individual banimi ndërsa me planin rregullues urban parashihet shkollë, ambulancë dhe çerdhe

Avokati Arber Istrefi që e përfaqëson të akuzuarin Ardian Ollurin, ka thënë se aktakuza në fjalë e ngarkon Ollurin se i njëjti paska vepruar në kundershtim me interesin individual. Pra sipas tij, aktakuza e vë interesin individual para interesit publik.

Avokati Destan Rukiqi, që mbron Bahtie Ukën, ka thënë se nëse vendoset të mbahet shqyrtimi gjyqësor atëherë duhet të ftohet si dëshmitar Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se gjykata nuk duhet ta pranojë si dëshmi një CD që prokurorja ua ka bashkangjitur. Sipas tij në këtë CD, janë dy deklarata të dhëna në KTV, një nga Liburn Aliu dhe një tjetër nga këshilltari i Shpend Ahmetit.

Avokati i të akuzuares Mimoza Berisha-Prestreshi, Florin Vertopi ka thënë që Dan Imeri e ka iniciuar këtë kallëzim penal e ka bërë pa autorizim nga personat e tjerë.

Sipas tij ai thirret si përfaqësues të lagjes por në kallëzim penal nuk është fare autorizimi. Qysh në fillim sipas tij prokuroria është dashur ta hedhë poshtë këtë kallëzim penal.

Prokurorja e rastit Dulina Hamiti ka thënë që aktakuza është e mbështetur në prova dhe dëshmi të cilat ka propozuar që të shqyrtohen gjatë afatit ligjor.

/Koha.net

By Avokatura SH.P.K.|2022-11-14T17:24:46+02:00November 14th, 2022|News and Publications|0 Comments

Share This Story, Choose Your Platform!

facebooktwitterlinkedinredditwhatsapptumblrpinterestvkEmail

Related Posts

  • Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti
    Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti
    Gallery

    Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti

    November 14th, 2022
  • Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore
    Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore
    Gallery

    Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore

    November 14th, 2022
  • Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës
    Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës
    Gallery

    Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës

    November 14th, 2022
  • Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion
    Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion
    Gallery

    Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion

    November 14th, 2022
  • “Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut
    “Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut
    Gallery

    “Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut

    November 14th, 2022

Recent Posts

  • Arrihet pajtimi gjyqësor në mes të paditëses dhe “Elsig”, kjo e fundit do t’ia paguajë 15 mijë euro për dëmin nga aksidenti
  • Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore
  • Ekspertët e mjekësisë ftohen të japin sqarime në rastin ku paditësit po kërkojnë nga “Eurosig” kompensim dëmi për aksidentin e 2016-ës
  • Edhe në rigjykim katër ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës deklarohen të pafajshëm për korrupsion
  • “Avokatura Istrefi” dyshon se po zvarritet qëllimshëm likuidimi i Insig-ut

Popular Tags

lajme publikim

Categories

  • News and Publications

Archives

  • November 2022

Categories

  • News and Publications
Avokatura ISTREFI SH.P.K.
© Copyright 2020 -    |   Avokatura ISTREFI SH.P.K.    |   All Rights Reserved   |   
facebook