KUSH JEMI NE
Avokatura Istrefi është themeluar në vitin 1980 në Prishtinë, nga avokati Zaim Istrefi pas punës së tij dhjetëvjeçare si Gjyqtar në ish Gjykatën Komunale në Suharekë dhe Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Në fillim kemi punuar me konteste civile pronësore dhe kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet në komunikacion.
Gjatë viteve, ne u specializuam edhe në zgjidhjen e kontesteve të tjera civile dhe si rezultat biznesi ynë u rrit. Ne gjithmonë jemi përqëndruar në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë pasi që klientët e kënaqur vazhdonin të vinin dhe ata gjithashtu rekomanduan shërbimet tona tek të tjerët.
Nga viti 2000 e deri më tani kemi arritur t’i përfundojmë me sukses mbi 6000 (gjashtëmijë) konteste. E themi me krenari këtë numër dhe fjalën “sukses”, sepse në Republikën e Kosovës nevojiten gjenerata e gjenerata për të arritur këtë numër të lëndëve.
Falë angazhimit dhe punës sonë, mbi 99% të rasteve i kemi fituar me vendime Gjyqësore si dhe kemi realizuar kompenzim maksimal të dëmit.
Bashkë me ekipin tonë dinamik të avokatëve, këshilltarëve ligjor dhe konsulentëve në kuadër të ekspertizës akademike dhe përvojës profesionale, sot ofrojmë shërbime professionale në të gjitha fushat e së drejtës, si civile, komerciale, penale, administrative dhe përmbarimore.
SHËRBIMET
- Shqyrtimi i lëndës dhe ofrimi i këshillave profesionale juridike
- Përpilimi i padisë, parashtresës, mjeteve të rregullta juridike dhe mjeteve të jashtëzakonshme për çështjet civile, kormerciale, penale, administrative dhe përmbarimore.
- Përfaqësimi dhe mbrojtja e personave fizik dhe juridik, shoqërive tregtare/bizneseve dhe entitete të tjera juridike në çështjet e civile, komerciale , penale, administrative dhe përmbarimore.
- Përpilimi i kërkesës, aplikacionit,dokumenteve dhe kontratave në mes bizneseve dhe atyre që dëshirojnë të hapin një biznes në Kosovë.
- Përpilimi i kontratave në mes personave fizik dhe juridik përfshirë kontrata të punës, kontrata për shërbime, kontrata të shitblerjes, kontratave të qirrasë, si dhe kontrata të tjera sipas kërkesës së klientëve.
- Kryerja e shërbimeve për llogari të personave fizik ose juridik vendas ose ndërkombëtar, në bazë të të cilave gëzohen të drejtat dhe mbrohen liritë dhe interesat e tyre sipas Ligjit.
EKIPI YNË DHE BASHKËPUNËTORËT
Avokatura Istrefi është Shoqëri e Avokatëve sipas Ligjit për Avokatinë, që ofron shumëllojshmëri shërbimesh së bashku me avokatët e saj, juristët, konsulentët dhe personelin ndihmës.
EKIPI YNË
Zaim Istrefi, Themelues dhe avokat me experience shumëvjeçare
Arbër Istrefi, Themelues dhe avokat
Jeton Idrizi, avokat partner
Adelinë Konushevci, avokate partnere
Bajram Dili, avokat partner
Sanije Lleshi, juriste
Fatos Mehmeti, jurist
Nart Blyta, jurist
Nita Bakalli-Istrefi, konsulente biznesi
KONSULTIME BIZNESI
Zyrja jonë e Avokaturës ofron gjithashtu shërbime konsultuese për kompanitë vendase dhe të huaja që dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri në Kosovë ose kërkojnë të bashkëpunojnë me bizneset ekzistuese të Kosovës.
KENI PYETJE PER NDONJË PROBLEM JURIDIK?
SFIDË LIGJORE. NDIHMË PROFESIONALE DHE ZGJIDHJE TË VLEFSHME
STAFI, PJESA E PUNËS DHE PUBLIKIMET
STAFI
PJESA E PUNËS
PUBLIKIMET TONA
Zaim Istrefi
Shërbime Juridike
Arbër Istrefi
Zgjidhje të kontesteve
Jeton Idrizi
Kompensimet e dëmeve
Adelinë Konushevci
Konteste pronësore
Bajram Dili
Konteste në punë
Sanije Lleshi
Procedurë Administrative
Fatos Mehmeti
Procedurë Penale
Nart Blyta
Nita Bakalli-Istrefi
AVOKATURA ISTREFI SH.P.K.
me ekipin e saj të avokatëve, juristëve dhe konsulentëve është e përgatitur profesionalisht për të ju ndihmuar në çështjet ligjore dhe për të ju ofruar ekspertizë në të gjitha fushat e së drejtës.