Të gatshëm për sfida të reja e njëkohësisht krenar me të kaluarën tonë, tani marrim përgjegjësi të reja dhe shumë sfiduese. Duke dëshmuar profesionalizmin në veprimtarinë juridike, “Avokatura Istrefi” SH.P.K. ju informon se qysh nga data 1 qershor 2020, është avokatura e cila ka fituar besimin e Komunës së Prishtinës për ta përfaqësuar të njëjtën në të gjitha kontestet e saja civile në Gjykatë.
Çdo proces gjyqësor ku palë në procedurë do të jetë Komuna e Prishtinës, do të ketë edhe përfaqësuesit tanë, me të cilët në punë ekipore do ta bëjmë më të mirën e mundshme për të analizuar dhe proceduar rastet më tutje.
Është hera e parë që në Republikën e Kosovës udhëhiqet një program i tillë, e që konsiderojmë se është veprim i qëlluar për të kërkuar mbrojtje juridike nga ndonjë avokat apo kompani e avokatëve që ushtron funksionin në Kosovë në bazë të Ligjit për Avokatinë.
Me këtë rast konsiderojmë se puna jonë në mbrojtje të Komunës së Prishtinës do të jetë në dobi të trajtimit të kerkesave të palëve ndaj komunës apo edhe e kundërta.
Në funksion të kësaj veprimtarie, do të jenë në dispozicion stafi i avokaturës sonë dhe atë:
Zaim Istrefi, avokat;
Adelinë Konushevci, avokat;
Jeton Idrizi, avokat;
Fatos Mehmeti, jurist dhe
Nart Blyta, jurist.
Me këtë staf, “Avokatura Istrefi” SH.P.K. do të ndihmojë në përballimin dhe realizimin me sukses të kontratës për përfaqësim ligjor të Komunës së Prishtinës.
Me respekt,
Arbër Istrefi
CEO – “Avokatura Istrefi” SH.P.K.